Zvonomir Stojanoviq, babai i Millosh Stojanoviq, i cili u plagos të premtën në Shtërpcë ka thënë se e ka vizituar mbrëmë djalin e tij të shtrirë në spitalin e Graçanicës.
Ai u shpreh se i biri ndihet ende i trazuar me atë se çka ka ndodhur, shkruan Kosovo-Online.
“Ai ndihet mirë, por është dukshëm i tronditur për gjithçka që ka ndodhur. E gjithë kjo është e vështirë për të. Shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet në familje”, ka thënë ai.
Stojanoviq theksoi se me kalimin e kohës po bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur, tha ai në një intervistë pët TV Prva.
“Është jashtëzakonisht e vështirë, ne jemi ende në shok. Me kalimin e kohës po bëhet më e qartë në kokën tonë se çfarë mund të ketë ndodhur”, tha Stojanoviq.
Ai shtoi se ka frikë për sigurinë e familjes së tij, por shpreson që diçka e tillë mos t’i ndodhë askujt. / Gazeta Enigma.