Aktori rus Artur Smolyaninov po përballet me akuza penale në atdheun e tij, pasi tha në një intervistë se do të luftonte për Ukrainën nëse do t’i duhej të merrte pjesë në luftë. Aktori shtoi se nuk jeton më në Rusi. Ai akuzohet për komente anti-ruse.
Smolyaninov, i cili luajti në filmin e vitit 2005, “The 9th Company” për fushatën ushtarake të Bashkimit Sovjetik në Afganistan, komentoi situatën në Ukrainë javën e kaluar për gazetën ruse tashmë të ndaluar, Nova Gazeta Europa.
Deputetët e parlamentit rus dënuan deklaratat e tij, dhe njëri prej tyre tha se aktori duhet të ndalohet të xhirojë të gjithë filmat shtetërorë.
“Do të ankohem në Komitetin Hetues, dhe do të paraqes kërkesë për fillimin e procedurës penale kundër këtij tradhtari”, tha deputeti Biysultan Hamzev për agjencinë e lajmeve RIA, siç raporton Sky News.
Komisioni Hetimor ka njoftuar sot se ka nisur procedurë penale kundër Smolyaninov, për dhënien e një interviste për një “media perëndimore”, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, dhjetëra aktorë dhe artistë rusë kanë ikur jashtë vendit, nga frika se mund të bien ndesh me ligjet e reja për përhapjen e dezinformatave rreth luftës në Ukrainë ose diskreditimin e ushtrisë ruse.