Njëzetenjë vjeçari që u qëllua me armë zjarri të premten në Shtërpcë, është liruar nga spitali në Graçanicë për mjekim shtëpiak, ka konfirmuar babai i tij për mediat serbe.
Gjendja e të riut të plagosur është stabile dhe ai do të mund t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore në Shtëpinë e Shëndetësisë në Shtërpcë, i kanë thënë mjekët nga Graçanica babait të të riut.
S. S. (11), i cili u sulmua në të njëjtën ditë, u ndalua për trajtim spitalor. Ai ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpatullës së majtë.
Më 6 janar, Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin (A.K.), për sulm ndaj dy qytetarëve, të cilit dje i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.