Eurodeputeti dhe raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën nga Holanda, Thijs Reuten, ka njoftuar se Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në Twitter, teksa ka bërë thirrje për votim në komision.
“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Europian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi ai.
Ndërkohë, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetorin e kaluar miratuan marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
E njëjta ujdi tashmë duhet të votohet në Komisionin për Drejtësi dhe Liri Qytetare (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancë plenare.
After the long awaited agreement with EU member states on visa liberalization for Kosovo last December, we will keep up the pace in the European Parliament. Vote in committee????????this Thursday! ???????????????????? https://t.co/vBd1YjybCo— Thijs Reuten ???????????? (@thijsreuten) January 9, 2023