Besnik Berisha, ish-përgjegjës për pasaportat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se në Kosovë asnjëherë nuk ka ndodhur kjo situatë që të mos prodhohen pasaporta.
Sa kemi qenë në qeverinë e kaluar, ne kemi planifikuar që për sasinë e pasaportave që i nevojiten Kosovës, kemi shpallur tender që ka qenë 2-vjeçar dhe është më rëndësi të thuhet se departamenti i prodhimit të dokumenteve çdo herë qind për qind e ka realizuar buxhetin që ka qenë i paraparë, si për patentë shoferë, si për letërnjoftime, si për pasaporta, do të thotë kurrë nuk ka ndodhur që ne të mbesim si në këtë situatë, që prej shtatorit kur është ndalur prodhimi i pasaportave”, ka thënë Berisha në Info Magazinë.
Ai tha se zakonisht kur kanë shpallur tenderë, ka fituar ose ndonjë kompani gjermane ose austriake, që kanë qenë të obliguar t’i sigurojnë çipat.
“Unë dyshoj që s’kanë mundur ta gjejnë furnizuesin për t’u marrë vesh për punën e pasaportave”, shtoi ai.