Dy shtetas britanikë janë zhdukur në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, ka thënë policia ukrainase.
Burrat, të moshës 28 dhe 48 vjeç, po bënin punë vullnetare, tha policia, dhe u panë për herë të fundit të premten duke shkuar në qytetin Soledar, ku luftimet kanë qenë intensive në ditët e fundit.
Që nga atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt nga ata, shkruan BBC.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme tha se po “mbështeste familjet e dy burrave britanikë që janë zhdukur në Ukrainë”.
Departamenti i policisë në qytetin e Bakhmut tha se ata e morën informacionin për një person të zhdukur në orën 17:15 me kohën lokale të shtunën dhe apeluan për çdo informacion që mund të ndihmonte në gjetjen e dy burrave.