Forcat e sigurisë kanë shpëtuar gjashtë nga 32 personat që u rrëmbyen në një stacion treni në shtetin Edo, në jug të Nigerisë, në fundjavë, thonë autoritetet.
Në mesin e të kidnapuarve ishin stafi i stacionit dhe pasagjerët që prisnin një tren. Në lidhje me rrëmbimet është arrestuar një i dyshuar.
Sipas disa raportimeve thuhet se personat e dyshuar ishin të armatosur dhe kishin shtënë në ajër, dhe se viktimat e rrëmbyera u dërguan në pyll.
Rrëmbyesit i liruan dy fëmijë pasi “besohej se ata mendonin se fëmijët do të ngadalësonin lëvizjet e tyre”, citohet të ketë thënë një banor i zonës nga gazeta Vanguard.
Në Nigeri së fundi ka pasur shqetësime në rritje për sulmet në vend. Incidenti i fundit vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale ku siguria është një çështje kryesore e fushatës, shkruan BBC.