Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi mediumi slloven ‘Prava’ publikoi më 6 janar një shkrim të gjatë me disa të dhëna të siguruara, të cilët pretendojnë se kompania energjetike sllovene “GEN-I”, e udhëhequr dikur nga kryeministri aktual slloven, Robert Golob, ka përdorur një taktikë fiskale për të shpërlarë parë.
Në këtë hulumtim janë të implikuar edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lidhur me këtë çështje, Çitaku shprehet se Kurti “pa një zor të madh” nuk e mban Berishajn në detyrën e tij.
“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Slovene. Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar ish-ambasadorja kosovare në ShBA përmes një postimi në Facebook.