Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ndalimi i 35 vjeçarit nga Lezha që u kap me armë dhe municione në makinë.
Sipas burimeve zyrtare, 35 vjeçari me inicialet A.L, u ka deklaruar familjarëve të tij se do të shkonte në drejtim të Lezhës për të vrarë politikanët pasi ishte mërzitur me to.
Pasi e kanë parë të fusë armë, municione dhe antiplumb nnë fugon, familjarët kanë lajmëruar policinë e Lezhës.
Në makinë ka arritur të futet dhe nëna e tij, e cila në momentin e ndalimit është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.
Pas marrjes në pyetje nga ana e prokurorit ka pasur deklarime të kundërta për të cilat është bërë dhe ndalimi i tyre. 35 vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake dhe me antiplumb kur u ndalua dhe në çantë iu gjetën armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.
Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. /abcnews.al