Një vajzë e mitur nga fshati Lipë, në Përmet është rrëzuar aksidentalisht në humnerë.
Vajza ishte bashkë me familjen për të kryer rite fetare në kishën e Shën Elenës në Malin e Dhëmbelit, ndërsa ka rënë.
12-vjeçarja nuk është nxjerrë ende nga humnera, ndërsa dihet se është gjallë.
Policia është në vendin e ngjarjes./TCh