Mungon materiali, por vjen lajmi i mirë për ata që po presin të pajisen me pasaporta të Kosovës

Mungon materiali, por vjen lajmi i mirë për ata që po presin të pajisen me pasaporta të Kosovës

Pas më shumë se tre muaj mungese të materialit për pasaporta, letërnjoftim dhe patentë-shoferë, Ministria e Brendshme ka dhënë sinjale pozitive.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga MPB-ja është thënë se furnizimi me material do të nis në fund të janarit.

“Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Mungesa e materialit për pasaporta u bë temë e rëndësishme e diskutimit në opinion.

Kjo u kritikua shumë nga ana e qytetarëve, shoqërisë civile si dhe partive opozitare.

MInistria e Brendshme më 12 dhjetor e ka nënshkruar kontratën për prodhimin e pasaportave me kompaninë gjermane “Veridos GMBH”.

Vlera e kësaj kontrate është mbi 4.2 milionë euro.

Related Articles