Ish-shefi i sigurisë i Brasilias është akuzuar se ka sabotuar forcat policore lokale dhe ka dështuar që të ndalojë trazirat e të dielës në kryeqendrën e Brazilit, raporton BBC.
Anderson Torres është përjashtuar nga roli i tij, pasi përkrahësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro u futën në Kongres, Pallat Presidencial dhe në Gjykatë Supreme.
Torres është akuzuar të martën se ka lënë forcat e sigurisë pa lidership.
Vetë Torres ka mohuar se ka luajtur rol në trazira.
Trazirat erdhën një javë pasi u betua presidenti i ri i Brazilit, Lula.
Në skenat dramatike të së dielës, u panë mijëra tifozë, disa të veshur me fanella të verdha të Përfaqësueses së Brazilit në futboll e duke valuar flamujt, ka kaluar kordonin policor dhe janë futur në institucionet shtetërore.
Të martën, Torres është akuzuar për “sabotazh”.
Ricardo Cappelli, që është emëruar për të drejtuar sigurinë në Brasilia, ka thënë se “kishte mungesë të komandave” nga Torres, para se të vërshoheshin ndërtesat qeveritare.