Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 27-vjeçarit, B.F., nga Vushtrria i cili akuzohej për veprën penale ‘Ngacmim seksual’, duke e dënuar me gjashtë muaj burgim.
Sipas Gjykatës, 27-vjeçari kishte shkuar në dhomën e ndejës ku gjendej motra e tij dhe të njëjtës i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale, duke i thënë ‘hajde deri në banjo veç 1 turrë, kurrgjë nuk është, po du me t’q*”.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se teksa i akuzuari ka thënë këto fjalë ka bërë edhe veprime banale, duke prekur organin e tij gjenital.
Sipas ekspertit të forenzikës psikiatrike është konstatuar se B.F., është përdorues i marihuanës dhe si rrjedhojë, është konstatuar çrregullim mendor dhe çrregullim i sjelljes te ai.
I akuzuar gjatë seancës ka pranuar në tërësi fajin për veprën për të cilën akuzohet dhe ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur.
Gjykata Themelore ka marrë vendim përmes të cilit Qendra Korrektuese ku do të vuajë dënimin 27-vjeçari, detyrohet që t’i mundësojë atij trajtimin me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave që kanë varësi nga substancat narkotike apo alkooli deri në përfundim të dënimit me burgim.
Ndryshe Sinjali pati raportuar ekskluzivisht lidhur me rastin dhe identitetin e viktimës, por që të njëjtin ka vendosur mos ta publikojë për të me qëllim të ruajtjes së identitetit të familjes dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Detajet për këtë rast të trishtë i gjeni më poshtë
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 31-vjeçarja ia ka mësyrë dje Policisë në Vushtrri për ta raportuar vëllain e saj. E shqetësuar në masë të madhe dhe e shokuar për atë që kishe ndodhur, viktima vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia.
Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, Sinjali mëson se ajo ka deklaruar se vëllai i saj e kishte ngacmuar seksualisht kur ajo shkoi në shtëpinë e tyre për ta kaluar vikendin së bashku. 31-vjeçarja, derisa po qëndronte me fëmijët e saj dhe nënën ishte përballur me një situatë që e la pa fjalë.
Vëllai i saj po dyshohet se e ka prekur organin e tij gjenital dhe i është drejtuar motrës me fjalët “hajde n’banjo për ni turr masi e ki burrin jashtë..”, thonë burimet e Sinjalit.
Përballë kësaj situate, ajo është larguar nga shtëpia e nënës dhe e ka denoncuar rastin në Polici.
Denoncimi i saj ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit ishte dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Ndryshe, i dyshuari për këtë rast rrezikon të dënohet me burgim. Sipas Kodit “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”