Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së Enver Malokun në 24 vjetorin e vrasjes së tij.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Hoti është shprehur se vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë.
“Sot, përkujtojmë intelektualin, patriotin, gazetarin dhe bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Enver Malokun. Veprimtaria e tij e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e Enver Malokut. Vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson shumë kontributin e tij për liri dhe pavarësi.”, ka shkruar Hoti.
Ish- kryeministri ka përfunduar duke thënë së “I përhershëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Enver Malokut!”