Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetarët z. Haziri e Quni, ka pritur të premten në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, raporton Gazeta Enigma.
Kryetari Abdixhiku e vlerësoi se Kamberi është zë i fuqishëm i shqiptarëve në Serbi, duke ngritur shumë herë çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë në Luginë.
Poashtu gjatë takimit u diskutua për koordinimin e veprimeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes autoriteteve në Luginë dhe atyre në Kosovë.
Kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për Kamberi, që të vazhdoj me guximin dhe vendosmërinë e tij të mbroj dhe avancoj të drejtat e shqiptarëve në Luginë e Bujanoc. /GazetA Enigma/