Gazeta Enigma gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht se qendërmbrojtësi Besart Krivanjeva është larguar nga SC Gjilanit dhe do t’i bashkohej skuadrës së FC Strugës.
Krivanjeva që iu bashkua Gjilanit në fillim të këtij sezoni ka ndërruar ambient duke iu bashkuar skuadrës nga Maqedonia e Veriut.
FC Struga para disa minutave e ka konfirmuar lajmin e Gazetës Enigmës duke e prezantuar Besart Krivanjevën edhe zyrtarisht si përforcim të tyre.
“Mirë se vjen te FC Struga, Besart Krivanjeva”, është njoftimi i shkurtër i FC Strugës./GAZETA ENIGMA/