Kompania e pasurive të paluajtshme e Donald Trumpit është dënuar me një gjobë prej 1.6 milionë dollarësh nga një gjykatës i New Yorkut për krime tatimore.
Juristët e kishin shpallur Organizatën Trump fajtore për mashtrim dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit në dhjetor.
Kompania është sinonim i ish-presidentit, por as ai dhe as familja e tij nuk ishin pjesë e gjyqit.
I vetmi person i akuzuar në skemë ishte ish-shefi financiar i kompanisë, Allen Weisselberg, raportoi BBC-ja të premten.
Trumpi ende përballet me probleme ligjore, duke përfshirë një padi të veçantë në New York kundër tij dhe fëmijëve të tij mbi akuzat për mashtrim.
Dy degë të Organizatës Trump – Trump Corp dhe Trump Payroll Corp, u shpallën fajtore nga një juri e New Yorkut për pasurimin e drejtuesve të saj kryesorë me përfitime të pataksuara.