Paris Saint Germain është prej vitesh protagonist në merkato, pasi nuk i mungojnë asnjë herë paratë për të blerë më të mirët dhe për t’u dhënë pagat më të mira në treg.
Megjithatë vitin e fundit klubi parizien ka humbur plot 396 milionë euro, për shkak të pagave shumë të larta që u garanton yjeve që ka në ekip dhe sipas “Football Benchmark”, rrezikon të falimentojë.
Humbjen e PSG-së janë të dytat më të larta pas atyre të Barcelonës në sezonin 2020-2021, me plot 481 milionë euro dhe as sponsorizimet shumë milionëshe që vijnë nga Katari, nuk po arrijnë të sjellin balancën e duhur.
Mbetet për t’u parë ecuria në sezonet e ardhshme të merkatos, por Al Khelaifi është i paralajmëruar se nëse nuk ul shpenzimet dhe “malin” e lartë të pagave, rrezikon të përballet si me sanksione nga UEFA, ashtu edhe me riskun e falimentit.