Detyrohen të përdorin mënyra të ndryshme për t’u ngrohur. Zyrtarëve të cilët punojnë brenda objektit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, u duhet të përdorin nxemje individuale nëpër zyret e tyre.
Kjo pasi që, ngrohëset e instaluara brenda këtij objekti ka vite që nuk punojnë.
Madje sipas punonjësve këtu, ato kanë funksionuar vetëm dy vitet e para, e atë pjesërisht.
Më të vështirë e kanë ata të cilët punojnë në katin e parë të objektit. Kjo për shkak të derës kryesore.
Një problem të tillë, e pohon, edhe kryetari i shoqatës sindikale i administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi.
Përveç këtij, problemi, ata gjatë viteteve të fundit u përballën me mungesë të oksigjenit, për shkak të dritareve.
Një situate të tillë, tani ka filluar t’i bëhet zgjidhje.
Televizioni ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme, se a pritet zgjidhje e afërt për këtë çështje, mirëpo gjatë së premtes nuk mori përgjigjje.