Ushtari që dyshohet se e theri gjashtë herë me thikë një qytetar, punon në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

Ushtari që dyshohet se e theri gjashtë herë me thikë një qytetar, punon në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fitim Krasniqi, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik rreth orës 17:30, gjatë pasdites së shtunë ka therur me thikë një person të moshës 45 vjeçare me iniciale, G.B., në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Burimet e Demokracia.com bëjnë të ditur se Fitim Krasniqi punon në Zyrën për informim në Shtabin e Përgjithshëm të Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar  se sulmi dyshohet se ka ardhur  pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles