Deliu: Trefishimi i çmimeve po rrezikon familjet e varfra dhe po varfëron shtresën e mesme

Deliu: Trefishimi i çmimeve po rrezikon familjet e varfra dhe po varfëron shtresën e mesme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar Qeverinë për mosndërmarrje të masave për ulje të çmimeve apo rritjes së pagave.

Ajo ka thënë se me standardet aktuale të jetesës, rrezikon familjet e varfra, ndërsa ato të shtresës së mesme po varfërohen.

“S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri. Trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfra, po varfëron shtresën e mesme, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Deliu ka thënë se Qeveria nuk është duke i rritur pagat në sektorin publik e as nuk po e ndihmon sektorin privat, gjë që sipas saj, po e shkakton dhe migrimin e popullsisë.

“Në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat! Mungesa e parashikueshmërisë, mungesa e jetësimit të premtimeve populiste, qytetarëve të Kosovës po ua thyen murin e izolimit, mjerimit dhe të varfërisë përmes migrimit legal dhe ilegal”, ka shkruar më tej Deliu.

Related Articles