Nga Vetëvendosje janë deklaruar edhe njëherë se nuk do të votojnë pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti.
Kështu po deklaron Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo pas mbledhjes së kryesisë theksoi se të mërkurën do të shqyrtohen projektligjet nga seancat e kaluar, kurse të enjten do të jetë në rend dite tërheqja e trustit.
Për këtë të fundit, ajo tha se Grupi Parlamentar i VV-së nuk e mbështet.
“Këtë javë do të janë dy seanca një të mërkurën me vazhdimin e pikave të pa përfunduar nga seancat e kaluara. Të etjen fillojmë një seancë të re të sezonit pranveror, ku do të jetë edhe shqyrtimi për tërheqjen e trustit”, tha ajo.
“Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo.