“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot pritet shi dhe erë, transmeton Gazeta “Enigma”.
Në zonat e larta malore pritet të bie edhe borë.
17.01 – Kryesisht vranët, me shi dhe erë kohëpaskohe. Më shumë të reshura në perëndim të vendit, viseve të larta malore borë.
18.01 – Kryesisht me vransira, herë pas here me shi dhe erë. Në zona të larta malore borë.
19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi herë pas here. Ditën priten edhe intervale me diell.
20.01 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat do të jenë ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare. Minimalet rriten nga 0C deri në 5C e 7C, ndërsa ato maksimale edhe deri në 12C e 14C.
Do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove vende-vende edhe mbi 20m/s (72km/h).
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera mesatare.