Një vajzë 14-vjeçare po akuzohet për vrasjen e një djali 11-vjeçar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë hetimeve për të shtënat, policia konstatoi se në parkingun e kompleksit po ndodhte një sherr mes dy vajzave, shkruan CNN.
Të dielën pasdite rreth orës 14:00, policia u njoftua për të shtëna në një kompleks apartamentesh në Dallasin jugor.
Një armë u gjet gjatë hetimit, shtoi agjencia.
Policia nuk bën të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje për shkak të moshës së tyre.