Ndalohen flamujt nga Rusia dhe Bjellorusia në “Australian Open”

Ndalohen flamujt nga Rusia dhe Bjellorusia në “Australian Open”

Në turneun e madh të tenisit, janë ndaluar që të shfaqen flamujt e Rusisë dhe Bjellorusisë

Ky vendim erdhi pas një incidenti, raporton BBC.

Spektatorët fillimisht u lejuan të sillnin flamujt në Melbourne Park me kusht që të mos shkaktonin “përçarje”.

Por organizatorët e ndryshuan këtë vendim të martën, pasi tifozët shfaqën një flamur rus gjatë një ndeshjeje midis Kateryna Baindl të Ukrainës dhe ruses Kamilla Rakhimova.

Tifozët ukrainas thonë se thirrën policinë dhe sigurinë në ndeshjen e raundit të parë të hënën, duke pretenduar se mbështetësit rusë po “tallnin” Baindl.

Ambasadori i Ukrainës në Australi dhe Zelandën e Re i kishte bërë thirrje më herët Tenis Australia të marrë masa.

Lojtarët nga të dy vendet po konkurrojnë nën një flamur të bardhë neutral gjatë “Australian Open”, ata u ndaluan të luanin fare në “Wimbledon” në vitin 2022.

Rusia tash e një kohë po e sulmon Ukrainën derisa Bjellorusia po i jep përkrahje.

Related Articles