Arrestohen personat që rrahën të riun dhe e futën me dhunë në automjet 

Arrestohen personat që rrahën të riun dhe e futën me dhunë në automjet 

Janë arrestuar tre persona të cilë dyshohet se ushtruan dhunë fizike ndaj një personi në Klinë të cilin e detyruan me dhunë të futej në automjet. Momenti i dhunës u xhirua dhe më pas video doli në rrjetet sociale për çka Prokurori i Shteti vuri në lëvizje Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi tha për Sinjalin se janë arrestuar personat e dyshuar.

“Me të pare këtë video që është shpërndarë në rrjetet sociale, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merret me këtë rast”, tha Nikiçi.

“Të njëjti janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Momentalisht janë në Stacion Policor duke u intervistuar. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit te Shtetit do dërgohen në mbajtje fillimisht për 48 ore”, konfirmoi Nikqi.

Related Articles