Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova është shkarkuar nga detyra që kishte deri tani.
Mësohet se në vend të ish- drejtorit Shillova është vendosur si ushtrues i detyrës Arben Paçarizi.
Shkarkimi i Shillovës besohet të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme. Zëvendësuesi i Shillovës, Arben Paçarizi ka punuar në po të njëjtën drejtori. /kallxo/