Dëshmohet lidhja e “sekserit” të Serbisë me shtetin që çnjohu Kosovën

Dëshmohet lidhja e “sekserit” të Serbisë me shtetin që çnjohu Kosovën

Robert Dussey, ministri i Jashtëm i Togos, shtetit afrikan që tërhoqi njohjen e Kosovës, ka takuar të martën në Beograd, Vladimir Cizeljin, biznesmenin që dyshohet se përmes akteve korruptive po ndikon kundër shtetësisë së Kosovës.

Kryediplomati i Togos ka takuar të martën Cizeljin, e etiketuar si “sekser” i regjimit të Aleksandar Vuçiqit në Serbi.

“Vizitova Institutin e Kërkimeve Teknologjike Vlatacom në Beograd ku prita një pritje shumë të ngrohtë dhe një prezantim emocionues nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit, z. Vladimir CIZELJ dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha Dussey.

Related Articles