I harxhon paratë e vjedhura, qytetari nga Peja e inskenon grabitjen ndaj tij

I harxhon paratë e vjedhura, qytetari nga Peja e inskenon grabitjen ndaj tij

Policia në Pejë ka dërguar në ndalim policor prej 48-orësh një person për lajmёrim apo kallёzim të rremё, pasi kishte inskenuar rastin e grabitjes ndaj tij.

E gjitha ndodhi pasi ai me datё 17.01.2023 rreth orёs 19:50 kishte raportuar në polici se deri sa ishte duke e dёrguar porosinë e postёs nё njё lokacion, papritmas ёshtё ndaluar nga katёr persona tё maskuar dhe tё armatosur, tё cilët sipas tij, e kanё nxjerrё me dhunё nga vetura duke i marrë para nё shumё prej 4,387 euro, para tё postës private dhe 643 euro para personale.

“Gjatё intervistimit tё viktimёs nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, gjatë një pune hetimore, bazuar në provat e mbledhura, kemi argumentuar se viktima/tani i dyshuari ka inskenuar rastin e grabitjes. Nё deklaratën e dhënë me shkrim, i njëjti ka pranuar veprën, rastin e grabitjes e ka inskenuar për shkak se, me herët i ka harxhuar parat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga i dyshuari janё sekuestruar 1,145 euro. / Gazeta Enigma.

Related Articles