Policia njofton për dy vdekje të ndodhura dje, njëra në QKUK e tjetra në Fushë Kosovë.
Rastet në polici janë hapur si “hetim i vdekjes”.
“Prishtinë 18.01.2023 – 19:50. Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.
Ndërsa, në Fushë Kosovë, viktima mashkull kosovar deri sa ishte në banesën e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.