Banorit të Big Brother Vip Kosova, Gjon Karricës i njohur si “Lugati”, gjatë ditës së djeshme i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas raportimeve të djeshme “Lugati” ishte rrëzuar dhe alivanosur pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.
Për gjendjen e tij shëndetësore, ka folur edhe djali i axhës së tij, Pashk Karrica.
Karrica për Insajderin tha se gjendja e Gjonit është përmirësuar, por nuk është në gjendje të bisedoj njëherë me dikë për shkak të medikamenteve dhe qetësuesve.
“Gjendja e Gjonit është në permirësim e sipër po per shkak të medikamenteve të ndryshme dhe qetesuesve Gjoni ende nuk është në gjendje të bashkëbisedoj me dikë, por që veten po e merr çdo orë e më shumë”, tha familjari i Gjonit për Insajderin.
Derisa, mbrëmë edhe Vëllau i Madh ka dërguar një letër brenda shtëpisë së BBVK, ku i ka informuar mbi shëndetin aktual të Gjonit.
“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do ‘Vëllai i Madh’”, u tha në letrën dërguar banorëve.