Kryeministri kroat: Jemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri kroat: Jemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se bashkësia ndërkombëtare është e përkushtuar për një zgjidhje paqësore të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shtoi se Kroacia nuk ka frikë nga destabiliteti në Kosovë.

Plenkoviq ka theksuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se sot në Davos do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne kemi ardhur nga Jugosllavia, por tani jemi në Eurozonë dhe Shengen, kjo është një arritje e madhe. Jam takuar me kryeministrin e Kosovës dhe sot po takohem me presidentin e Serbisë”, thotë Plenkoviq dhe vazhdon.

“Ne duam t’i zgjidhim këto probleme që janë shfaqur në javët e fundit, por nuk kemi frikë nga destabiliteti. Komuniteti ndërkombëtar është i përkushtuar që të arrihet një zgjidhje paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Plenkoviq.

Related Articles