Tetë gazetarë ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë, sot po marrin pjesë në seancën e kuvendit.
E me këtë rast, deputetja, Saranda Bogujevci e cila po e udhëheq seancën, në emër të deputetëve ka bërë një përshendetje për ta.
Të gjithë deputetët janë ngritur në këmbë, për t’i duartokitur gazetarët ukrainas.