Arsenali arrin marrëveshje personale me Trossard

Arsenali arrin marrëveshje personale me Trossard

Lideri i Ligës Premier, Arsenali synon ta mbyll shpejtë dhe me sukses transferimin e sulmuesit belg, Leandro Trossard nga Brightoni.

Topçinjtë synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi duan të jenë deri në fund favorit në garën për titull të Ligës Premier.

Sulmi është reparti që drejtuesit e klubit londinez synojnë ta përforcojnë, sidomos pas lëndimit serioz të Gabriel Jesus.


Gjatë ditëve të fundit janë përfolur shumë emra të ndryshëm si objektiva të Arsenalit, por njëri duket se është favorit për të zbarkuar në Emirates.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenali ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Trossard nga Brighton dhe negociatat janë avancuar me ofertën zyrtare të gatshme për lëvizje të përhershme.

Ramano shton se kushtet personale tashmë janë arritur dhe bisedimet do të vazhdojnë për të përfunduar së shpejti marrëveshjen.

Çmimi i transferimit pritet të sillet rreth 40 milionë euro.

Related Articles