Era e fortë vazhdon sjell probleme në juglindje, edhe në qytetin e Korçës, ku ka rënë çatia e një ndërtese në afërsi të pazarit të qytetit.
Fatmirësisht raportohet se nuk ka dëme në njerëz, por pesë mjeteve të parkuara aty u ka rënë çatia sipër, duke i dëmtuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes.
“Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar, dëshmitar i ngjarjes, shkruan A2News.
Poshtë kanë qenë dy persona të cilët kanë shpëtuar mrekullisht pa u dëmtuar.
“Kishte disa persona që shpëtuan nga llamarinat duke u shtrirë, patën fatin që mjetet krijuan një hapësirë”, vijon tregimin dëshmitari.