Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se është gabim nxjerrja në publik i informatave për mundësinë e atentateve ndaj politikanëve të partive opozitare në Kosovë.
Haradinaj, tha se edhe ai dhe pjesëtarë të partisë së tij, më herët janë kërcënuar me jetë, por nuk i kanë bërë publike, sipas tij me këto çështje duhet të merren organet e rendit.
Por, ai ka theksuar se çdo informacion duhet të trajtohet me seriozitet nga organet e drejtësisë në Kosovë.
“Sa më përket mua dhe AAK-së, e kam princip që të mos i diskutoj në publik, natyrat e këtilla, mundem të them se në periudha të caktuara, ju kemi ekspozu kërcënimeve të caktuara. Dikur janë bërë publike nga organet e rendit”, ka thënë ai.
“Për mua është gabim, nxjerrja në publik, në fazë të hershme nëse ka informacione të tilla, sepse dëmtohen hetimet I krimit, krijohet ndjenjë jo e mirë, kur kemi problem të tjera. Po përsëritet situatat kur një temë e ka mbulu tjetër”, ka vijuar Haradinaj.
Haradinaj i bëri këto komente i bëri pas raportimeve se politkanëve të partive opozitare u është planifikuar atentat.
Ndër ta ishte, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe disa deputetëve të tjerë nga LDK dhe PDK.