Pas dy orësh përfundon takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët special për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin në një deklaratë për media tha se takimi ishte i gjatë dhe jo i lehtë.
“Ne jemi këtu me një delegacion të fuqishëm…. që është sinjal se ne jemi të zotuar për një normalizim të raporteve Kosovë-Serbi… Takimi ishte më shumë se dy orë, i gjatë, i hapur por jo i lehtë”, tha Lajçak para mediave.