Tentim-vrasje, goditet me dy plumba vetura e një personi

Tentim-vrasje, goditet me dy plumba vetura e një personi
Një tentim vrasje është raportuar të ketë ndodhur mbrëm në Mitrovicë.

Policia ka bërë me dije se viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasojë vetura është goditur dy plumba.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Related Articles