Policia ka arrestuar një vajzë në Pejë, e cila dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.
Ajo dyshohet të ketë sulmuar fizikisht nënën e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë mbrëmjes thuhet se nëna ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e bija e saj.
Sipas njoftimit, e dyshuara me vendim të prokurorit është arrestuar ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore me propozim nga mjeku për sëmundje mentale është dërguar në repartin psikiatrik dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë.