Vërshimet në Mitrovicë, pamje nga largimi i ujit

Vërshimet në Mitrovicë, pamje nga largimi i ujit

Pas gjendjes së rënduar nga vërshimet e reshjeve të shiut në qytetin e Mitrovicës, KRU “Prishtina” u ka shkuar në ndihmë qytetarëve për tri ditë radhazi me makinerinë nga kjo kompani.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori teknik i KRU Prishtinës, Sokol Xhafa.

“Makineria e KRU Prishtina, në ndihmë qytetit të Mitrovicës tani dita e tretë! Lutemi për qytetin dhe qytetarët pa dallim”, ka thënë Xhafa.

Ndërkaq, kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza në një prononcim për Telegrafin ka treguar se është një numër i konsiderueshëm i familjeve që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, por siç tha ai si komunë kanë arritur që të ju vijnë në ndihmë këtyre familjeve.

Ai tha se kanë arritur jo vetëm që t’i sistemojnë këto familje, por edhe ju kanë ofruar të gjitha ndihmat e nevojshme dhe t’i përkrahin ata.

Ndryshe, janë bërë dy ditë që disa komuna të Kosovës kanë pësuar dëme të mëdha materiale nga vërshimet, si dhe disa familje nuk kanë kulm mbi kokë kjo pasi objektet e tyre të banimit janë përfshirë nga uji. 

PAMJE:

Related Articles