Kreu i Aleancën Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentin e vendit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes.
Pacolli thotë se Rugova do të kujtohet për udhëheqjen e tij për një Kosovë të integruar në komunitetin perëndimor.
“17 vjet më parë ka ndërruar jetë presidenti i parë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova. Ne do ta kujtojmë gjithmonë vizionin dhe udhëheqjen e tij për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe të integruar në komunitetin perëndimor. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar Pacolli në Twitter.