Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli beson se kanë filluar të shihen rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka shkruar se nga 11 kryeshefat ekzekutivë të emëruar në ndërmarrje publike gjatë mandatit të tyre, si kurrë më parë 9 kanë eksperiencë në kompani vendore dhe ndërkombëtare, si dhe konsulencë, 7 janë tërhequr nga sektori privat, duke sjellur njohuri e përvoja të reja nga këta sektorë dhe 2 janë gra.
Rizvanolli ka theksuar se besimi në qeverisje, si dhe rekrutimi transparent dhe i bazuar në merita çon peshë.
“Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike tanimë kanë filluar të shihen. Na përcillni për t’u informuar për këto”, ka shkruar ajo. / Gazeta Enigma/