Në ‘Prime’-in e mbrëmshëm ndodhën dinamika të shumta, debate dhe ngjarje interesante në Big Brother Albania.
Mbrëmë gjithashtu u mor një vendim që Luizi dhe Efi që fituan garën “The Voice of Big Brother” të izolohen bashkë në një dhomë të veçantë, larg nga pjesa tjetër e banorëve.
Ata janë të obliguar që të kujdesen për një fëmijë (kukull) ndërsa në rast kontakti me ndonjërin prej banorëve do të penalizohen duke zbritur 2000 euro nga çmimi i madh.
Ky vendim do të zgjasë tre ditë, deri të martën, por ishte Kiara ajo që nuk ka duruar distancën me Luizin. Ajo gjatë natës së mbrëmshme ka shkuar te dera për të biseduar me të.
Luizi dhe Kiara diskutuan për pak minuta me njëri-tjetrin përpara se moderatorja të ftohej në “Dhomën e rrëfimit”.