Haliti shpalos të kaluarën: Përveç Rugovës, ka edhe liderë të tjerë që janë takuar fshehtas me Millosheviqin

Xhavit Haliti, një nga personat kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK-së), ka folur për të kaluarën, me ç’rast ka hedhur akuza kundrejtë liderëve të atëhershëm të cilët sipas tij ishin takuar fshehtas me Millosheviqin.

“Janë takuar edhe Rugova, Fehmi Agani e kush janë takuar. Ka liderë hala që janë takuar edhe fshehtas edhe haptas me Millosheviqin”, ka thënë ai në një intervistë për “Demos”.

Për takimin e kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë, Fatos Nano dhe Millosheviqit, Haliti tha se s’duhet folur pa argumente.

“Ai është takuar në një konferencë ndërkombëtare që ia kanë ofru me u taku dhe me bisedu. Dhe duhet me ditë stenogramin e bisedave që janë zhvillu, më së pari: çfarë ka thënë Millosheviqi, çfarë ka thënë Nano. Nëse ky ka bërë ndonjë marrëveshje, siç thuhet, për me e shitë Kosovën – më së pari për me e shitë duhet me e pasë të blerë – atëherë po, por jo pa argumente”, ka thënë ai.

“Unë pak a shumë kam folur personalisht me Nanon”, ka treguar Haliti.

“Ajo që e ka bërë në periudhën sa ka qenë kryeministër, ka një histori interesante. Tre politikanë të mëdhenj të Kosovës atëherë kanë shku në takim te Clinton dhe i kanë kërku që të bëjë çmos ta shkarkojë Fatos Nanon sepse po i mbështet forcat ekstremiste – UÇK-në, e para, që për mua s’ka qenë në rregull nga ata. Këqyreni kush ka qenë atje në takim. Ka pasë një fushatë shumë të egër kundër tij. Edhe periudha kur ai u rrezikua të vritej kur u vra Azem Hajdari, ishte një përpjekje edhe për ta eliminuar fizikisht”, ka thënë Xhavit Haliti.

Politikat e Nanos, Haliti tha se kishin qenë politika të cilat “i ka mbështetur Perëndimi”.

Related Articles