Mbresa Hajrullahu është ndër përsonazhet më të komentuara brenda shtëpisë së BBVK që prej hyrjes së saj.
Në një intervistë për “Big Talk” në Klan Kosova, motra e saj, Andisa Hajrullahu foli për një postim mbështetës që tashmë konkurrenti i ri, Atdhe Xheravina i kishte bërë në Instagram.
“Nuk ka njohje nga jashtë, Atdheu në atë moment e ka postuar storjen dhe ia ka bërë follow Mbresës edhe ne që po ia menaxhojmë instagramin Mbresës, ia kemi kthy follow edhe vetëm e kemi falënderu për mbështetjen”, tha Andisa.
Andisa tha se nuk sheh që mund të lind diçka mes tyre.
“Mbresa është goxha e pashme, është e mençur, i ka disa virtyte. Por, nuk mund të ndodh diçka, jo, nuk e besoj”, shtoi ajo.