Misioni i OSBE-së në Kosovë sot ka reaguar për rastin e dhunimit ndaj një të miture nga dy persona të tjerë, në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.
OSBE përmes një postimi në Twitter kanë shkruar se i bashkohen publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm.
Ata kanë kërkuar që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla.
“Jemi të inkurajuar nga përgjigja e policisë dhe prokurorisë ndaj sulmit seksual të tmerrshëm, ndaj të miturës në Mazhiq, Mitrovicë. I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm. Është e rëndësisë jetike që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla”, kanë shkruar në Twitter.