Sipas Halil Matoshit, Kosova ndodhet mes dy zgjedhjeve për marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumnicë Serbe.
Komentatori politik tha se njëra prej tyre ëshhtë zbatimi i kësaj marrëveshje sipas Ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, apo përplasja me bashkësinë ndërkombëtare për këtë marrëveshje.
Matoshi ka vlerësuar se përgjatë dhjetë viteve, që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, Kosova vetëm ka humbur kohë, nëse duhet apo jo të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel nga Kosova e Serbia.
“Marrëveshja për Asociacionin është Ligj i joni, që kosovarët s’po dojnë me zbatu. SHBA-të si hisedare në lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, nuk dëshironë të mos jemi aq serioz sa të mos i zbatojmë Ligjet tona. Ne po dëshmojmë se nuk jemi serioz në shtetmbajtje, sepse shtetet serioze i zbatojnë ligjet e veta. Ne i kemi vetëm dy zgjidhje, zbatimi i Asociaicionit me Ligj të Kosovës, si dhe përplasja me Amerikën, perëndimin. Tash duhet me zgjedh, a ja qetë Kosovës me u përplasë me Amerikën, apo jo. Fiks janë 10 vjet që ne i kemi humbë me një Ligj tonin, ku hamendemi se a duhet me u zbatu apo jo. Qysh është paraqit nga Presidentja dhe Kryeministri është një far lloj shantazhi ndaj popullit kosovarë, pasi që asnjëherë askush nuk ka thënë që të jetë kundër Kushtetutës së vendit tonë, tash jemi në situatën mere ose leje”, tha tutje Matoshi në Politiko.