Vërshimet jo halli i vetëm i komuniteteve, përballen edhe me plaçkitje

Vërshimet jo halli i vetëm i komuniteteve, përballen edhe me plaçkitje

Me metodat e tyre u munduan ta parandalonin egërsinë e Ibrit, por përpjekjet tyre rezultuan të kota.

Dhjetëra shtëpitë në lagjen e komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në Mitrovicë, të ndërtuara skaj lumit Ibër, u vërshuan nga të katër anët, nga ujërat që u grumbulluan si pasojë e reshjeve të mëdha e të ashpra atmosferike.

Kushtet e banimit në shtëpitë e tyre ishin të vështira edhe para përmbytjeve, por megjithatë ishin të banueshme.

Tani shumica e këtyre banorëve kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Dhe për ta është tejet e vështirë të mendoj se çka do të sjellë e nesërmja, edhe këto shtëpi që kishin, ishin ndërtuar nga donacione dhe organizata të ndryshme.

Pavarësisht hallit të madh që kanë, për KIKS-in, ata treguan mirënjohje për komunën e Mitrovicës, e cila atë ditë u doli në ndihmë, duke iu ofruar evakuim nga shtëpitë e tyre, tashmë të pabanueshme, dhe duke i vendosur nëpër hotele që vuri në dispozicion komuna, për këtë emergjencë natyrore.

Por vërshimet nuk ishin problemi i vetëm në këto ditë të vështira për ta.

Shumë nga ta kanë rrëfyer për KIKS-in se u përballën edhe me vjedhjet.

Madje pati nga ata që pikërisht për këtë fakt nuk pranuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre sepse frikësoheshin se orenditë do t’u vidheshin.

E në bashkëpunim me komunën, edhe përfaqësues të këtyre komuniteteve po kujdeseshin për strehimin e banorëve dhe shpërndarjen e ndihmave materiale.

VIDEO:

Related Articles