Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemjal Rexha, ka thënë se veprimi i sotëm i ekipeve të mediave kosovare për bojkotim të konferencës së qeverisë është i duhur.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se janë të shpeshta vonesat në konferenca nga ministrat pas mbledhjeve të qeverisë.
“Kjo praktikë nuk është e re, kjo ka ndodhur edhe më herët. Kjo ka quar deri tek ky veprim edhe është për t’u lëvduar që të gjithë në mënyrë unanime dalin nga ndërtesa e qeverisë. Nuk kishin asnjë shpjegim se pse po ndodhte kjo vonesë 40 minutëshe”.
“Mesazh i duhur dhe i qartë që i dërgohet qeverisë që të respektojë punën e gazetarëve, duke i mbajtur konferencat me kohë, duke iu kthyer përgjigje gazetarëve në kohën dhe në mënyrën e duhur”, ka thënë Rexha.