Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se synojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kroacinë.
Hajdari, në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, tha se themelet e bashkëpunimit mes të dyja vendeve janë të kahershme dhe se me kalimin e viteve tregtia mes tyre po rritet.
“Ky forum kontribuon në synimin tonë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e raporteve biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik”.
“Si ministre gëzohem dhe e di që Forumi Ekonomik është i suksesshëm kur bëhen bashkë edhe bizneset. Themelet e bashkëpunimeve tona janë të kahershme dhe për arsye të ndryshme por në veçanti për shkak të historisë së përbashkëta të viteve të 90-ta, por me kalimin e viteve tregtia po rritet”, u shpreh Hajdari.